No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Alan Clark, megjithatë te Llapi

Alan Clark, megjithatë te Llapi

Klubi i Llapit ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme të bëhet gati për edicionin e ardhshëm dhe të mos i përsëris gabimet e viteve të kaluara.

Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina i ka larguar disa lojtarë deri më tani, derisa ka rikthyer në skuadër Edon Zeqirin.

Por, përveç se do të ketë ndryshime të mëdha në skuadër, Llapi ka vendosur të bëjë disa ndryshime edhe në shtabin teknik.

Pas largimit të Fadil Ademit nga pozita e ndihmës-trajnerit, Llapi ka gjurmuar jashtë Kosovës dhe ka angazhuar një trajner nga Afrika e Jugut.

Bëhet fjalë për trajnerin Alan Clark, i cili ka drejtuar deri më tani Black Leopards në Premierligën jug-afrikane.

Fillimisht Express raportoi se Clark do të angazhohet te kampioni Drita, por duket se ky ishte një keqkuptim, pasi trajneri afrikano-jugor do të bëhet pjesë e Llapit.
Clark nuk ka pritur të mbyllet edicioni në kampionatin elitar në Afrikën e Jugut edhe për gjashtë ndeshje, pasi ka vendosur të jetë i pranishëm sa më parë në Kosovë, te skuadra e Llapit së bashku me kryetrajnerin Tahir Batatina.

Në lidhje me këtë çështje, Batatina, ka konfirmuar në një intervistë për “Zërin” se Clark do t’i bashkohet Llapit në ditët e ardhshme.

“Po, është e vërtetë. Alan Clark do t’i bashkohet Llapit në pozitën e ndihmës-trajnerit”, deklaroi të mërkurën Tahir Batatina.

Megjithatë, nëse e kalon mirë “provën” si ndihmëstrajner, Batatina tha se Clarkut mund t’i ofrohet edhe pozita e kryetrajnerit për edicionin e ardhshëm.

“Për atë nuk e di, shpresoj se i ecë mirë fillimisht pozita si ndihmëstrajner”, theksoi trajneri llapjan, duke zbuluar se Clark ka punuar më parë në Kosovë.

“Ka punuar si këshilltar teknik te U-21 dhe prej aty më ka lindur ideja që ta marrë te Llapi. Ai do të vie në Kosovë më 1 ose 2 gusht”, përfundoi Tahir Batatina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments