No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Munishi: Presioni është te Prishtina, Baftiu e Berisha shpresojnë në fitore

Munishi: Presioni është te Prishtina, Baftiu e Berisha shpresojnë në fitore

Ballkani sot ka zhvilluar stërvitjen e radhës para ndeshjes vendimtare me Prishtinën, që do të përcaktojë fatin e tyre. Ballkani të mërkurën (nesër) do të përballet me Prishtinën në finale të Kupës së Kosovës, shkruan Insporti.com.

Atmosfera në kampin e “portokallinjve” para finales është e qetë dhe janë të fokusuar për ndeshjen e sezonit, pasi nuk arritën objektivin e titullit, përmes Digitalb Kupës synojnë daljen në Ligën e Evropës, që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme.

Trajneri Ismet Munishi ka bërë një punë të madhe me futbollistët e tij gjatë gjithë sezonit, pasi skuadra e tij është cilësuar që ka futbollin më të mirë në vendin tonë.

Munishi para përballjes me Prishtinën, ka deklaruar se presioni është në kampin tjetër dhe jo te skuadra e tij. Sipas tij, kjo është një përparësi e madhe por nuk do të thotë që janë të relaksuar. “Normalisht që presioni është më i madh te Prishtina, kjo është një përparësi për neve. Do të jemi shumë më të qetë, jo më të relaksuar, por në këtë aspekt do të jemi të qetë. Normalisht, tash na nuk mundemi t’i zgjedhim problemet e Prishtinës, ajo duhet t’i zgjedh problemet në gjirin e vet, na sigurisht që do të synojmë të arrijmë objektivat tona”.

I fokusuar për këtë finale, është edhe kapiteni Visar Berisha, që ndeshjen me Prishtinën e ka cilësuar si një sfidë tejet të vështirë.

Berisha deklaroi se rezultati i ndeshjes me Gjilanin ka qenë tejet i dhimbshëm, por që tashmë e kanë harruar. “Është pak e dhimbshme, sa i përket ndeshjes së para fundit që humbëm hapin për titull, por edhe ne duhet të jemi profesionistë të vazhdojmë futbollin. Nesër e kemi një sfidë që nuk do të jetë e lehtë, do të mundohemi të japim maksimumin që Ballkani me lojërat që ka treguar deri më tani, të tregojë edhe nesër futboll dhe të jetë pse jo edhe në Evropë”.

I qetë duket se është edhe futbollisti më i mirë i Ballkanit, Blend Baftiu.

 Ai për “SuperSport Kosova” deklaroi se nuk ndjenë fare presion ndaj Prishtinës dhe shpreson ta fitojnë ndeshje.“Po të them të drejtën nuk është ndeshja e parë ndaj Prishtinës deri tash, kam bërë katër ndeshje, nuk është ndonjë presion më i veçantë, thjesht jam fokusuar te ndeshja, nuk ka ndonjë presion tjetër. Shpresoj të arrijmë objektivin, që është fitore”.

Baftiu fitoi “Këpucën e Artë” duke shënuar 19 gola në 31 ndeshje në Superligë. Shpresat të Ballkanit do të jenë mbi supet e tij, duke ditur në formën që është duke kaluar.

Vetëm kualifikimi për në finale të Digitalb Kupës së Kosovës është histori për Ballkani, pasi për herë të parë do të luajë në finale.

Kujtojmë që dy skuadrat nuk kanë arritur të sigurojnë daljen në garat evropiane dhe do të synojnë që përmes fitimit të Kupës do të marrin biletën për në Evropë. Ballkani përfundoi në pozitën e tretë me 67 pikë ndërsa Prishtina.

Fituesi i Digitalb Kupës së Kosovës siguron daljen në Ligën e Evropës.

Finalja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 17:45.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments