No menu items!
Ballina KRYESORE Marko Milickovic nënshkruan me Feronikelin!

Marko Milickovic nënshkruan me Feronikelin!

Feronikeli fillon vazhdën e nënshkrimeve për sezonin e ri. Gjatë ditës së sotme, mesfushori malazez Marko Milickovic ka nënshkruar kontratë me klubin e Feronikelit, duke u bërë pjesë e familjes gjelbërt e bardhë.

Milickovic është mesfushor ofanziv tejet i lëvizshëm dhe njihet për precizitetin e lartë në goditjet jashtë zonës.

Milickovic është i lindur më 31 mars 1998 dhe ka qenë pjesë e OFK Titograd. Gjithashtu, Marko ka edhe paraqitje internacionale për Malin e Zi.

Mesfushori malazez ka qenë pjesë edhe e Mladost dhe Otrant-Olympic.

Nënshkrimi me Milickovic është vetëm fillimi i nënshkrimeve të reja në klub.

Kujtojmë që FC Feronikeli kthehet në stërvitje me 10 gusht, pasi aktualisht skuadra është në pushim.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments