No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Halimi: Më i miri i muajit te skuadra e tij

Halimi: Më i miri i muajit te skuadra e tij

Portieri kosovar, Betim Halimi, ka regjistruar paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit në Superligën e Ukrainës.

Falë formës së tij të mirë, ai së fundi është shpërblyer, shkruan Gazeta Olle.

Gardiani, është shpallur lojtar më i mirë i muajt në ekipin e tij, Olimpik Donestk.

“Betim Halimi është lojtari më i mirë i Olimpik për muajin korrik!

Sipas rezultateve të votimit për futbollistin më të mirë të Olimpik në korrik, më shumë vota nga tifozët grumbulloi portieri i Donetsk Betim Halimi.

Në garën për titullin e lojtarit më të mirë të muajit, Halimi përmbysi tre ‘olimpikë’ të tjerë: mesfushorin Taras Zaviysky, Zahedi Shahab dhe Maxim Degtyarev.

Urime Betim për çmimin e lojtarit më të mirë te Olimpik, në muajin korrik dhe të dëshirojmë të vazhdosh të përparosh dhe të justifikosh super besueshmërinë në lojëra për klubin e Donetsk!”, thuhet në faqen zyrtare të Olimpik Donetsk

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

“Profa”: Ky barazim na dërgon në luftën për ekzistencë!

Gjilani nuk ka arritur ta gjejë fitoren as në duelin ndaj Arbërisë, ani pse ishte në epërsi deri në minutat e fundit...

Dukagjini fiton derbin javës, ja rezultatet e Ligës së Parë

Dukagjini ka triumfuar në derbin e xhiros së 17-të në Ligën e Parë, derisa ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Istogut me...

Recent Comments