Pandemia COVID-19 shkaktoi probleme në futbollin botëror, poashtu edhe në Kosovë, ku autoritetet shtetërore ishin të detyruar t’i pezullonin aktivitetet për rreth tre muaj.
Futbolli në Kosovë u rikthye në muajin qershor, derisa edicioni 2019/20 përfundoi vetëm në fundjavën që lamë pas.
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës nis më 12 shtator, por ku do të nisin garat në rangjet tjera më të ulta të futbollit kosovar?
Ndonëse ishte planifikuar që edicioni i ri në Ligën e Parë të niste në muajin gusht, kështu nuk do të ndodhë.
Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konfirmuar për “Zeri.info” se edhe edicioni i ri në Ligën e Parë nis më 12 shtator.
Ndryshe, Liga e Parë do të ndahet në dy grupe me nga dhjetë skuadra, dhe garat do të zhvillohen me sistem të trefishtë.
Kjo për shkak se Liga e Parë do të jetë me 20 skuadra për edicionin e ardhshëm.