No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dallku: Kjo është ndeshja e vitit për Prishtinën

Dallku: Kjo është ndeshja e vitit për Prishtinën

Finalistët e Digitialb Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Ballkani kanë arsye të forta për ta synuar këtë trofe të çmuar, mbi të gjitha pasi ai ua mundëson daljen në Evropë.

Prishtinasit e kërkojnë pjesëmarrjen e katërt radhazi në Ligën e Evropës, kurse therandasin debutimin në garat evropiane.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka folur për takimin në fjalë në një intervistë për “Zerin”.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme edicionit për FC Prishtinën. Dihet se në kampionat nuk e arritëm qëllimin për shkak edhe të faktorëve të jashtëm që jemi lodhur duke i përmendur, andaj ndeshja me Ballkanin na siguron pjesëmarrjen në Evropë dhe ne do ta japim maksimumin për t’i kënaqur adhuruesit e Prishtinës. Jemi të motivuar për të arritur këtë qëllim. Kjo ndeshje është e rëndësishme edhe për Ballkanin që ka zhvilluar një kampionat të mirë andaj presim një sfidë të fortë”, ka thënë Armend Dallku.

Ish-futbollisti i këtij i ekipi, Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës ukrainase Vorslka Poltava, ndër të tjera foli për gjendjen e ekipit.

“Gjendja e ekipit është e mirë. Për momentin të gjithë lojtarët janë në dispozicion, por do të presim deri në nesër për ta parë më mirë gjendjen pasi disa futbollistë kanë shfaqur shqetësime të vogla jo me COVID-19, por probleme të zakonshme si ftohje normale”, shtoi Dallku.

Në pyetjen se a do të ketë shpërblime shtesë nga kryesia e klubit për këtë ndeshje, Dallku deklaroi:

“Premiot nuk janë primare për neve pasi që ne nuk luajmë për para dhe futbollistët e Prishtinës nuk janë mercenarë. Nuk ka premio dhe para që na motivon për këtë ndeshje pasi që jemi të motivuar maksimalisht për ta mbrojtur fanellën. Dua që t’i falënderojë të gjithë lojtarët e Prishtinës për një edicion fantastik. Ne synojmë që ta ruajmë bërthamën e ekipit edhe për edicionin e ardhshëm dhe nëse shkojmë në Evropë, ta përfaqësojmë klubin dhe futbollin e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Armend Dallku.

Prishtina dhe Ballkani nuk bënë mjaftueshëm në IPKO Superligë për ta siguruar një vend që çon në garat evropiane.

Ballkani përfundoi në pozitën e tretë, kurse kryeqytetasit në atë të katërt, duke mbetur prapa kampiones Drita, e cila shkon në Ligën e Kampionëve, dhe nënkampionit Gjilani, i cili e siguroi kualifikimin e parë dhe historik në Ligën e Evropës.

Tash, një vend i cili mbetet vakant për Ligën e Evropës do ta kërkojnë ekipi i Ismet Munishit dhe ai i Armend Dallkut.

Këto dy skuadra do të përballen në mes vete të mërkurën në kryeqytet, në ndeshjen që do të fillojë në orën 17:45.

Përpos prestigjit që e ka ky eveniment i çmueshëm, të dyja ekipet do të kenë motiv shtesë për ta fituar trofeun e Kupës pasi njëkohësisht do t’ua siguronte edhe pjesëmarrjen në Europa League.

Për Prishtinën, kjo do të ishte hera e katërt rresht që merr pjesë në këtë garë, kurse për Ballkanin do të bëhej fjalë për një debutim absolut në garat evropiane.

Gjithashtu, edhe arkat e klubit fitues do të mbusheshin nga UEFA për pjesëmarrje në Europa League, apo edhe me një fitore eventuale në këtë turne në fazën parakualifikuese, e pse jo edhe në kualifikime.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Finale kryeqytetase në turneun “Adem Jashari” në futsall

Në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së, sot në kryeqytet, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës – Komisionit për Futsall, ka...

Në ndeshjen e Kategorisë së Parë nuk pyesin për COVID

Pavarësisht se situata e COVID-it vazhdon të jetë shqetësuese dhe shifrat e fundit kanë qenë alarmante, për tifozët e Burrelit në Shqipëri,...

“Kam fituar një trofe që ti nuk do ta fitosh kurrë”, Rakitic tregon anekdotën me Messi-n

Ivan Rakitic ka thënë në një intervistë për La Liga TV se është ndier shumë iprivilegjuar se ka luajtur në një ekip...

Bayern hyn në garë për Haaland, tremben skuadrat konkurrente

Bayerni i Mynihut tremb rivalët e tjerë me interesimin e shfaqur për sulmuesin e Borussias së Dortmundit, Erling Haaland. Presidenti i klubit...

Recent Comments