Një ditë pas largimit nga Superliga e Kosovës në futboll, ka ardhur largimi i parë nga skuadra e Flamurtarit të Prishtinës.
Është Arsim Prepolli, ai i cili i ka dhënë fund bashkëpunimit me kuqezinjtë e kryeqytetit.
Ai ishte në rolin e ndihmës-trajnerit te Flamurtari.
“Që nga sot nuk do të jem pjesë e Flamurtarit. Dua t’i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin. Suksese dhe iu deshirojë rikthim sa më të shpejt në Superligë”, ka shkruar Prepolli.