No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ndërron jetë nga Covid-19 ish-futbollisti i Ballkanit, Ademi ngushëllon familjen

Ndërron jetë nga Covid-19 ish-futbollisti i Ballkanit, Ademi ngushëllon familjen

Ka ndërruar jetë sot ish-futbollisti i Ballkanit, Skënder Kuqi, i cili ishte i infektuar me Covid-19. Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

E nderuara Familje e Skënder Kuqit!

Të nderuar, drejtues, anëtarë dhe tifozë të KF “Ballkani”


Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit, Skënder Kuqi, i cili fatkeqësisht, si shumë qytetarë tanë dhe anë e kënd globit, e humbi betejën me pandeminë COVID-19, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Skënder Kuqit në futbollin e Kosovës do të vlerësohet dhe respektohet gjithmonë. Ai ishte njeri me virtyte të larta, i cili vazhdimisht u dha mbështetje brezave të rinj në Suharekë për futbollin dhe sportin në përgjithësi, andaj vdekja e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin sportiv.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!


Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments