Skuadra e Llapit sot ka bërë ‘blindimin’ e parë për ediconin e ri në Superligë.
Llapjanët kanë vazhduar kontratën edhe për 1 vit me mbrojtësin nga Shqipëria, Elvis Prençi.
“KF Llapi ka ‘blinduar’ edhe për një edicion tjetër qendërmbrojtësin, Elvis Prençi, i cili do vazhdoj të mbroj ngjyrat e klubit edhe në edicionin e ri 2020/21.
Duke parë rëndësinë e tij për skuadrën dhe kontributin që jep në fushën e lojës, klubi menjëherë ka finalizuar marrëveshjen me Prençin, njërin prej futbollistëve kryesor të klubit.
Prençi tashmë një vit e gjysmë nga ardhja në Llap ka qenë i pazëvendësueshëm, ndërsa në edicionin 2019/20 ka zhvilluar gjithsejt 32 paraqitje(31 kampionat/1 kupë) për Llapin duke realizuar edhe 1 gol.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Llapit.