No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Juventusi kampion për herë të 36-të, për herë të 9-të radhazi

Juventusi kampion për herë të 36-të, për herë të 9-të radhazi

Juventusi më në fund mbyll llogaritë e titullit dy javë para fundit të kampionatit. “Zonja e vjetër” fitoi 2-0 përballë Sampdorias në “Allianz Stadium” dhe shpallet për herë të nëntë radhazi dhe të 36-tën në histori kampion i Italisë. Në fakt, ishte thjesht çështje kohë që bardhezinjtë ta siguronin matematikisht trofenë, pasi edhe rivalët e këtij sezoni, Interi dhe Lazio, kanë gabuar shumë pas rikthimit të futbolli nga pauza e pandemisë.

Golat ndaj ekipit gjenovez në këtë sfidë përmbyllëse të javës së 36-të i shënuan Cristiano Ronaldo në fundin e pjesës së parë dhe Bernardeschi në mesin e të dytës. Në të 77-ën Thorsby e la në inferioritet numerik Sampdorian, duke ua bërë edhe më të thjeshtë administrimin e lojës bardhezinjve në minutat e mbetura,  madje në minutën e 89-të Ronaldo humbi një 11-metërsh.

Me golin e shënuar ndaj Sampdorias CR7 shkon në kuotën e 31 finalizimeve në Serinë A, tri më pak se Ciro Immobile, që kryeson renditjen e goleadorëve të kampionatit italian.

Sa i përket titullit të fituar, Juventusi e ka merituar plotësisht, pasi ka qenë gjithmonë lokomotiva e Serisë A, edhe pse në momente të caktuara është vënë në pozitë të vështirë nga Interi dhe Lazio. Gjihthsesi, duke marrë në konsideratë diferencën që “Zonja e Vjetër ka me rivalët e saj në Serinë A dhe faktin që nuk arriti ta fitonte Kupën e Italisë, sezoni do të konsiderohej tepër i suksesshëm vetëm në rast triumfi në Champions League.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Chelsea vazhdon me fitore  në Premierligë

Skuadra e Chelsea po vazhdon më fortë të lartë në Premierligën angleze. Londinezët sonte kanë arritur të shënojnë fitoren...

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Recent Comments