Derisa skuadra e Vushtrrisë (seniorët) në edicionin e ri të garave nuk do të jetë më pjesë e elitës, juniorët e këtij klubi do të garojnë në Superligën U19. Vushtrriasit u kurorëzuan me titullin e kampionit të Ligës së Parë U19, të dielën, në një ceremoni të organizuar nga FFK. Medaljet dhe trofeun e kampionit juniorëve të Vushtrrisë ua ndau anëtari i KE të FFK-së nga Lidhja Rajonale e Mitrovicës, Xhelal Broja.
