Zenit-t ka festuar edhe në Kupën e Rusisë.
Pasi ka fituar kampionatin, klubit rus i ka mjaftuar një gol i Dzyuba me penallti, për të ngritur në qiell një trofe tjetër.
Por, fatkeqësisht, festa është prishur menjëherë nga një aksident i vogël. Kapitenit Ivanovic, në fakt, i ka shpëtuar nga duart trofeu dhe është thyer.
Imazhet e festës dhe të aksidentit po bëjnë xhiron e internetit.
Pavarësisht nga kjo festa ka vazhduar, me ekipin që ka marrë një pritje të nxehtë në aeroport nga tifozët.
#Zenit CAMPEÓN de la Copa Rusia, pero…#Ivanovic, el ex Chelsea, ROMPIÓ EL TROFEO en plena consagración 😳😱😂#Zenit CHAMPION of the Russia Cup, but …#Ivanovic, the former #Chelsea, CRASHED THE CUP in celebrations pic.twitter.com/oNNS7BZDOi
— Fede Sampayo (@fedesampayo) July 25, 2020