Drenica shpreson të arrijë fitore ndaj Dukagjinit dhe se njëra nga skuadrat tjera, Trepça ’89 e Flamurtari të gabojnë për të arritur mbijetesën në Superligë.
Por ekipi i ‘kuqezinjëve’ para ndeshjes ndaj Dukagjinit i është bërë një pytje interesante nga futbollisti i tyre, shkruan Sheshi.
Bëhet fjalë për futbollistin e ardhur me bujë të madhe nga Austria, Flamur Muleci.
Ai në një postim në ‘Instastory’ i ka bërë një pytje shumë interesante, ku ka shkruar se ka ardhur nga diaspora për të kontribuar për skuadrën e vendlindjës. Kurse sipas postimit të Mulecit del që pritja e tij nuk del të jetë e pritur edhe aq mirë.
“Erdha nga Austria për të kontribuar për ekipin e vendlindjes, vetëm e vetëm që të ndihem se jam krenar nga vi dhe se të ja arrijmë qellimit për objekitivin që kemi pasur. Por nuk ndodhi ajo që e kam pritur, mikpritja nga ekipi është pak i zbeht ku jam ikuadruar vetëm në dy loje standart dhe kam realizaur në të dy ndeshjet, ndërsa në takimet tjerat kam nxehur pankinen për 90 minuta”, ka thënë fillimisht.
Por madje ai ka shtuar se nuk është i futar as në përbërje për ndeshjen e fundit me Dukagjinin.
“Madje në ndeshjen e fundit as nuk jam i ftuar në 18-shen e skuadrës, kjo më ka dëshpruar më së shumti. Me ftuat nga Austria për të dhënë kontributin erdha me krenari për ti sherbyer vendlindjes, por ma keni kthyer më të keq, kam vetëm një pytje për ju “Pse Drenicë”, ka përfunduar Flamur Muleci.