Drejtori i përgjithshëm i Dritës, Feti Murseli ka konfirmuar se të gjithë lojtarët e klubit gjilanas do të marrin premi për titullin e kampionit. I pyetur në KTV për shifrën që do të fitojë secili lojtar ai është shprehur: “Lojtarët tanë e kanë në kontratë shifrën që do të fitojnë në rast të shpalljes kampion apo daljes në Evropë. Shifrat janë të ndryshme, por secili lojtar ka premi dhe ajo për shumicën e lojtarëve shkon deri në 10 mijë euro”, ka thënë Murseli, raporton Futbolli.info. Ai e ka vlerësuar të merituar titullin e kampionit, teksa është shprehur optimist se do të paraqiten denjësisht në parakualifikimet për Champions League.