No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Reagon Prishtina; Shkrimet për ikjen e futbollistëve, luftë speciale kundër nesh!

Reagon Prishtina; Shkrimet për ikjen e futbollistëve, luftë speciale kundër nesh!

Gjatë ditës së enjte u raportua për interesimin e Feronikelit për treshen e Prishtinës, Ahmet Januzi, Armend Thaqi e Ahmet Haliti. Madje, takimin me klubin nga Drenasi e konfirmoi për “Olle” edhe vetë sulmuesi Januzi.

Megjithatë, Prishtina përmes një njoftimi të mesnatës së premtes, ka qetësuar tifozët duke theksuar që klubi do t’i mbajë shumicën e futbollistëve që i ka në skuadër.

“Jemi duke u ndjerë shumë mirë që klubi ynë paska futbollistë për të gjitha skuadrat e Superligës. Kjo na nderon. Sinqerisht. Ne paskemi futbollistët kaq të mirë sa të “paguani” edhe dëmshpërblim, ndërsa me këta futbollistë nuk e paskemi merituar titullin?!

FC Prishtina ka futbollistë për të gjithë Ju skuadra dhe për deklaratat e porositura, për klubin, akterë të njohur, që po ua kursejmë emrat.

Tek e fundit asnjë gjë e re e mirë nuk pritet nga Ju.

Pra, u detyruam që këtë njoftim të vonë ta bëjmë për t’i ftuar adhuruesit e klubit të jenë të qetë, sepse shumica absolute e shkrimeve për ikjen e futbollistëve nga Prishtina janë luftë speciale e njohur për ne, sidomos para dy ndeshjeve të rëndësishme që na kanë mbetur dhe nga të cilat ne duhet të dalim në Evropë”, njofton Prishtina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments