E ardhmja e mbrojtësit të majtë të Chelsea, Marcos Alonso, duket se do të jetë La Liga. Sipas “Estadio Deportivo”, ekipi i Sevilla është gati të rikthejë në Spanjë mbrojtësin 29-vjeçar, që ka luajtur në La Liga vetëm 1 ndeshje me Real Madrid.
Këtë sezon Alonso nuk është aktivizuar shpesh nga trajneri Frank Lampard, ndaj duket se lamtumira është e paevitueshme. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2023 me “blues”, por mund të largohet për rreth 20 milionë euro.
Alonso luan prej 4 sezonesh me Chelsea, por ky vit i fundit ka qenë i vështirë për të. Palët pritet të diskutojnë javën e ardhshme për të ardhmen e lojtarit, i shprehur i gatshëm të rikthehet në vendlindje.