Klubi i Futbollit “Istogu” ka publikuar foto të stadiumit “Demush Mavraj”.
Stadiumi dhe fusha duken si asnjëherë më parë.
Madje, bazuar në fotot, duke se i ngjan edhe stadiumeve moderne.
Edhe fusha duket në gjendje shumë të mirë.
Skuadrat e Ligës së Parë do t’ia kenë lakmi të luajnë në këtë stadium, teksa Istogu hyn në edixionin e ri me ambicie të mëdha për ta siguruar ngjitjen në elitë, ndonëse konkurrenca do të jetë shumë e fortë..