
Maksuti ishte njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur qyteti i Gjilanit, ai njëherit ishte edhe anëtar i Reprezentacionit të Kosovës në futboll gjatë viteve të 70-ta.
Maksut Maksuti ishte edhe pedagog i shquar i kulturës fizike, një jetë të tillë ja kushtoi gjeneratave për arsim e kulturë.
Maksut Maksuti la gjurmë të thella në jetën sportive e edukative të shumë breza të rinjë.
Varrimit bëhet sot në varrezat e qytetit në Gjilan.
Telegram ngushëllimi familjes Maksuti i ka dërguar presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në të cilin thuhet:
E nderuar Familje Maksuti!
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj pedagogut të nderuar, Maksut Maksuti, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Maksut Maksuti ishte njëri nga futbollistët më të spikatur në rininë e tij në qytetin e Gjilanit, teksa falë talentit të tij ishte edhe pjesë e Përzgjedhjes së Kosovës në vitet e 70-ta.
Edhe pasi e braktisi fushën e lojës ai vazhdimisht ishte afër futbollit, duke dhënë kontributin e tij edhe si trajner, teksa u shqua edhe si profesor i dashur i kulturës fizike në edukimin e brezave të shumtë në qytetin e Gjilanit.
Maksuti njihej si njeri i urtë, i palodhshëm në punën e tij dhe me vlera të mëdha, andaj si i tillë do të kujtohet përherë.
Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin e futbollit në përgjithësi, andaj edhe një herë pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe pushoftë në paqe!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së