Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët për xhiron e fundit të Ipko Superligës.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Dritës do të gjykohet nga Genc Nuza. Kjo ndeshje nuk ka vlerë të madhe për Dritën që e ka siguruar titullin e kampionit, por për skuadrën e Ismet Munishit fitorja është e rëndësishme në garë për pozitën e dytë që siguron pjesëmarrjen në Evropë.
Ndërkohë, Dardan Caka është gjyqtar kryesor në takimin shumë të rëndësishëm ndërmjet Flamurtarit dhe Gjilanit. Kuqezinjtë e kryeqytetit vetëm fitorja i shpëton nga rënia prej elitës, derisa gjilanasit kanë nevojë jetike për tri pikë për ta siguruar pozitën e dytë.
Shpëtim Murtezi gjykon takimin Trepca ’89 – Prishtina, derisa Alban Shala, Gramos Shala e Mervan Bejtullahu, janë gjyqtarë kryesorë në ndeshjet Vushtrria-Llapi, Drenica-Dukagjini dhe Ferizaj-Feronikeli.
Më poshtë ciftet e plota me zyrtarët e ndeshjeve.