Manchester City e ka mendjen në Champions League. Klubi anglez ka fituar 1-2 ndeshjen e parë të raundit të 1/8 në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madrid dhe do të bëjë maksimumin për të ruajtur këtë rezultat në duelin e kthimit (7 gusht, ora 21:00).
Pep Guardiola është ndalur te kjo përballje dhe Kevin De Bruyne në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së fundit në kampionat kundër Norwich (e diel, ora 17:00). Nuk mungon edhe një koment rreth David Silva, i cili do të largohet nga “Cityzens” pas 10 viteve.
REAL MADRID – “Të dy ekipet do të tentojnë kualifikimin në çerekfinale. Ata kanë më shumë eksperiencë se ne dhe e kemi të qartë që duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Duhet të përqendrohemi dhe ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje”.
DE BRYUNE – “Nuk është e nevojshme të thuash se çfarë lojtari fantastik është. Do doja të shënonte 1 milion gola, por mendoj se dashuron më shumë të dhurojë asiste për shokët e skuadrës”.
DAVID SILVA – “Ka qenë i jashtëzakonshëm këto vite, ka treguar gjëra të shkëlqyera dhe ka dhënë kontributin e tij në fitimin e shumë titujve. Ky klub do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj tij për atë që ka bërë”.