Futbollisti shqiptar me pasaportë malazeze, Fatos Beqiraj është prezantuar te skuadra e tij e re, Wisla Krakow. Me klubin polak futbollisti pejan ka nënshkruar kontratë dyvjeçare. Beqiraj lindi në 5 maj 1988 në Pejë. Ai e filloi karrierën e tij në KF Shqiponja, nga ku në moshën 17 vjeçare u transferua te rivalja e qytetit, KF Besa. Pas paraqitjeve të mira në kampionatin kosovar ai u bashkua me Buduçnostin e Podgoricës, ku në vitin 2008 e festoi titullin e kampionit.
Pas dy vitesh në ligën malazeze, sulmuesi pejan u transferua në Dinamo Zagreb, me të cilin klub fitoi katër herë titullin e kampionit dhe dy herë Kupën e Kroacisë. Në vitin 2014, ai vendosi të provojë një aventurë të re tek skuadra kineze Changchun Yatai, derisa më pas luajti edhe për edhe Dynamo Minsk, Dinamo Moscow dhe KV Mechelen. Së fundmi për dy sezone ai përfaqësoi ngjyrat e Maccabi Netanya. Ai luajti 24 ndeshje dhe shënoi 7 gola. Beqiraj që nga marsi i vitit 2009 e përfaqëson Përfaqësuesen e Malit të Zi, duke u paraqitur në 69 ndeshje me 9 gola të shënuar dhe 8 asistime.
