No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Sarri: Më kritikojnë disa që ua kam shtypur "ko*et"

Sarri: Më kritikojnë disa që ua kam shtypur “ko*et”

Në gojë është pak si shumë i pistë për stilin e Juves, por nuk largohet shumë nga një si Gennaro Gattuso. Maurizio Sarri është italian popullor, tipik i rritur në zonat e Jugut. Ndonëse ka punuar në bankë, zhargoni i tij tani si trajner futbolli i ka krijuar jo pak armiq në Torino. Kritikat kanë qenë të shumta për të këtë sezon, por tekniku napolitan nuk ngurron të përgjigjet: “më kritikojnë sepse ndoshta ua kam shtypur ‘ko*et’ disave”. Pas kësaj përgjigjjeje sa thumbuese po aq ofenduese, Sarri pyetet për ndeshjen ndaj Udinezes që mund të jetë vendimtare për titull. “Do të luajmë për fitore, si zakonisht. Kryesorja është që skuadra po rritet fizikisht dhe mendërisht”. Ndërsa pritet një tjetër provë e Cristiano Ronaldos, që kërkon Këpucën e Artë të Evropës, trajneri po mendon për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane shkruajnë se Sarri po mendon të sjellë Jorginhon nga Chelsea dhe Milikun nga Napoli, ndërsa ka siguruar Arturin nga Barcelona. Po ashtu mund të vijë Emerson Palmieri i Chelseat, por për Jorginhon mund të duhen 40 milionë euro.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments