Tifozët e Kosovës “Dardanët” e kanë kujtuar sot legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili kishte ndërruar jetë dy vjet më parë.“Dardanët” ia kanë dedikuar një super-video emocionuese futbollistit më të mirë në histori të Kosovës dhe ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në datën e lindjes së të ndjerit.“FADIL VOKRRI 23.07.1960 – 09.06.2018. Legjenda nuk vdes kurrë. Ai është inspirimi ynë. Ai është udhërrëfyesi ynë. Ai është Fadil Vokrri. Përgjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona”, kanë shkruar “Dardanët”.