No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Haxhihamza flet për të ardhmen dhe postimin e djeshëm

Haxhihamza flet për të ardhmen dhe postimin e djeshëm

Skuadra e Gjilanit mund ta siguron Evropën për herë të parë në histori të klubit në rast se fiton ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Flamurtarit, takim ky që zhvillohet të dielën nga ora 17:00.

Ky takim për Gjilanin pritet të jetë mundësi e artë për të përmbushur një nga synimet e këtij viti.

Kurse, një nga më meritorët që kjo mundësi i është dhënë ende Gjilanit, padyshim që është gardiani i portës, Kenan Haxhihamza.

Ky i fundit, dje ishte në formë fantastike në përballje ndaj Ballkanit, ku në disa raste shpëtoi edhe gola të qind për qindtë.

Në një prononcim për Gazeta ‘OLLE’, Haxhihamza tha se vetëm ka kryer punën e tij kurse shpreson të dal në Evropë me SC Gjilanin.

“Nuk bëra asgjë më shumë se punën time, për atë që edhe paguhem dhe kam obligim ta kryej. Me Gjilanin shpresojë të dalim në Evropë sepse e meritojmë”, tha fillimisht Haxhihamza.

“Loja dje duhet të jetë vlerë e shtuar për futbollin kosovar, për këso lloj ndeshje ka nevojë Superliga e Kosovës”, shtoi ai.

“Gjithsesi, ky ishte kampionati im i parë i plot në Superligë dhe realisht kam kaluar edhe pritshmëri e mia po të njëjtën kohë edhe janë shtuar apetitet për vitet në vazhdim”.

Haxhihamza, tutje ka sqaruar edhe postimin e tij të bërë pas ndeshjes me Ballkanin.

“Të gjithë lindin meshkuj, jo të gjithë vdesim si burra”, ishte postimi i tij.

Rahovecasi tha se kjo është një thënie e ish-trajnerit të Gjilanit, Arbnor Morina, e që e ka përdorur si mesazh për të gjithë ata që e gjejnë vetën aty.

“Është një fjali e madhe që e mbaj mend kur kam ardhur te Gjilani dhe na është thënë nga trajneri Arbnor Morina dhe ajo më ka ngel në kokë si në aspektin sportiv ashtu edhe atë të jetës së përditshme. Mesazhi është për të gjithë ata që e gjejnë vetën aty”, shtoi Haxhihamza.

Për fund, 23 vjeçari ka folur edhe për kontratën që i skadon te ekipi i Gjilanit në fund të këtij edicioni.

Ai tha se do të ulet dhe të bisedon me skuadrën aktuale të Gjilanit, për mundësin e vazhdimit të saj.

“Me përfundim të këtij kampionati më mbaron edhe kontrata me Gjilanin, ku do të shohim se nëse mund të vazhdojmë më tutje”.

“Ofertat gjatë kësaj kohe nuk kam dashur të mendojë sepse deri sa jam në fanellën të Gjilanit, kam fokusin 100 për qindtë aty, kur do të përfundojnë ndeshjet do të shohim, t’ia lëmë kohës për të mësuar se çfarë do të ndodh”, përfundoj Haxhihamza prononcimin e tij.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments