No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Futbollisti kosovar i Kombëtares kuqezi mbetet lojtar i lirë

Futbollisti kosovar i Kombëtares kuqezi mbetet lojtar i lirë

Aventura e sulmuesit të Kombëtares, Azdren Llullaku te skuadra bjelloruse e Shaktjor Soligorsk ka zgjatur vetëm një vit.

Ditën e sotme sulmuesi nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar se e ka mbyllur bashkëpunimin me këtë skuadër dhe tani është një lojtar i lirë.

“Panorama Sport” njoftoi se Llullaku është në kontakte me Kukësin dhe po punon për të mbyllur bashkëpunimin me klubin aktual.

Tashmë gjithçka për këtë largim është zyrtarizuar dhe në të ardhmen sulmuesin mund të shikojmë me fanellën e Kukësit.

Me Vasil Shkurtajn që do të largohet në mbyllje të këtij kampionati dhe Kristal Abazajn që i mbaron huazimi, sulmi do të “varfërohet” ndjeshëm te verilindorët.

E vetmja formë për të qenë të blinduar në repartin e avancuar është afrimi i një lojtari me peshë si 32-vjeçari, që për më tepër është edhe kontingjent i Kombëtares shqiptare. Vërtet mund të ketë kosto financiare, por presidenca ka treguar në këto vite që nuk kursehet kur vjen fjala për të tillë elementë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments