Është zbuluar kundërshtari i Dritës në gjysmëfinalen e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.
Është skuadra Inter Eacaldes, që sonte fitoi titullin kampion të Andorrës.
Inter Escaldes fitoi 3:0 ndaj Sant Julias.
Kësisoj, Drita do të takohet me Inter Eacaldes, në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja Drita – Inter do të luhet në Nyon të Zvicrës me datën 8 gusht, kurse pas tri dite, në rast fitoreje të Dritës, e pret finalja e parakualifikimeve përball fituesit të ndeshjes, Tre Fiori – Linfield.
Në rast se Drita kalon dy kundërshtarët e parakualifikimeve, raundin e parë kualifikues do ta luajë me 18-19 gusht.
Kjo është hera e dytë që Drita do të luajë në këtë fazë.
Fazën preliminare gjilanasit e kishin kaluar në edicionin 2017/18, kur po ashtu ishin shpallur kampionë të Kosovës.