No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Lirim Kastrati transferohet te FC Ujpest

Lirim Kastrati transferohet te FC Ujpest

Futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e elitës së futbollit hungarez, Ujpest. Futbollisti i rritur në akademinë e Romës, i cili së fundmi u paraqit në ekipin e të rinjve të Bolognas, u shpreh i lumtur për transferimin në futbollin hungarez, shkruan Futbolli.info. “Shumë i lumtur të nënshkruaj me këtë klub të madh. Mezi po pres. Faleminderit shumë familjes time për mbështetjen dhe agjentin tim”, ka shkruar Lirimi në profilin e tij në Facebook, derisa në deklaratën e tij të dhënë për faqen zyrtare të klubit hungarez ai është shprehur: “Ndihem mirë që isha në gjendje të nënshkruaj me FC Újpest. Kjo është një gjë e shkëlqyeshme për mua, pasi deri tani kam luajtur në ekipet e të rinjve në Itali, prandaj jam shumë i lumtur që kam mundur të ndërmarrë këtë hap shumë të rëndësishëm drejt futbollit të të rriturve. Me sa shoh kam ardhur në një ekip të shkëlqyeshëm. Jam i sigurt se do të jemi në gjendje të arrijmë rezultate të mira me ekipin”.
Lirim Kastrati ka qenë pjesë e Dardanëve që nga koha e përzgjedhësit Albert Bunjaku, por në disa ndeshje është paraqitur me Kombëtaren U21.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

“Profa”: Ky barazim na dërgon në luftën për ekzistencë!

Gjilani nuk ka arritur ta gjejë fitoren as në duelin ndaj Arbërisë, ani pse ishte në epërsi deri në minutat e fundit...

Recent Comments