No menu items!
Ballina KRYESORE Klubet kosovare heqin dorë nga pjesëmarrja në kupat evropiane!

Klubet kosovare heqin dorë nga pjesëmarrja në kupat evropiane!

Basketbolli i Kosovës për herë të parë pas disa vjetësh nuk do të ketë asnjë përfaqësues në kupat evropiane për edicionin 2020/21. Asnjë skuadër elitare nuk do të paraqitet për edicionin e ri në kupat e Evropës, gara ku në të shkuarën morën pjesë – Liga e Kampionëve dhe FIBA Europe Cup. Këtë e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) të martën.

Sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ka thënë që klubet për shkak të shpenzimeve të mëdha janë pajtuar të pauzojnë për edicionin e ri. Edicioni 2019/20 në Superligën e Kosovës u anulua në fund të muajit mars për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. FBK-ja anuloi edicionin por nuk shpalli kampionin. Skuadra e vetme që këtë edicion arriti ta mbyllte me trofe para se të anulohej edicioni është Peja, që arriti të triumfonte në Kupën e Kosovës.

Në fakt, basketbolli ishte sporti i parë dhe i vetëm kolektiv që mori një vendim të tillë për anulimin e garave në Kosovë. FIBA kohë më parë ka publikuar listën e ekipeve për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve derisa një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe për FIBA Europe Cup, ku në të dyja garat do të konfirmohet mospjesëmarrja e skuadrave kosovare. Deri më tash Kosova në Ligën e Kampionëve dhe FIBA Europe Cup është përfaqësuar nga Sigal Prishtina, Peja dhe Rahoveci. Megjithatë, suksesin më të madh në këto gara e ka pasur Prishtina. Pasi është eliminuar rregullisht në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Prishtina është paraqitur në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku edicionin e shkuar arriti deri në 1/8 e finales. Edhe Peja ka luajtur në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup derisa Rahoveci edicionin e shkuar nuk shkoi përtej raundit eliminator të kësaj gare.

“Nuk do të kemi asnjë ekip që edicionin e ri do të garojë në kupat evropiane. Kur kemi pranuar shkresat nga FIBA për paraqitje të ekipeve, ne si Bord i FBK-së kemi vendosur që këtë çështje ta diskutojmë me klube që kemi dashur t’i informojmë se nëse kanë plan të marrin pjesë, atëherë duhet një mobilizim i madh, si dhe një depozitë prej 15 mijë eurosh”, ka thënë Dushku për KOHËN.

“Pas gjithë kësaj, klubet janë pajtuar që këtë vit nuk ka kushte për kupa evropiane dhe fokusi mbetet tek Liga e Përbashkët me Shqipërinë”.

Në fakt, Dushku ka thënë se për FBK-në Liga e Përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërinë do të jetë prioritet për edicionin e ri. Madje ka thënë se pjesëmarrja e skuadrave kosovare në këtë ligë në njëfarë mënyre do ta kompensojë mungesën në kupat evropiane. Për Ligën e Përbashkët, FBK-ja tashmë ka përcaktuar ekipet që do ta përfaqësojnë Kosovën: Sigal Prishtina, Peja, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli. Ndërsa sa i përket Ligës Ballkanike (BIBL), Dushku nuk është e sigurt nëse do të paraqitet ndonjë ekip në këtë garë rajonale për sezonin e ri.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Më 4 e 5 mars turneu “Adem Jashari”

Për nder të Epopesë së UÇK-së, nën patronatin e FFK-së – Komisionit të Futsallit, më 4 dhe 5 mars, do të organizohet edicioni i...

Krerët e FFK-së u pritën nga kreu i komunës së Ferizajt

Presidenti Agim Ademi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtari i KE-së, Ismajl Ajeti dhe kryetari i LRF të Ferizajt, Afrim Haliti,...

Berat Rexha, zëri kumbues i Dardanëve në çdo stadium

Asnjëherë nuk është e lehtë të gjesh fjalë e të shkruash kur e humb një person me të cilin të lidhin kujtimet...

Kreu i FFK-së ngushëllon Dardanët

Prishtinë, 2 mars, 2021 E nderuara familje e Berat Rexhës! Të nderuar drejtues dhe anëtarë të...

Recent Comments