No menu items!
Ballina KRYESORE Befason Lushtaku: Jam i lumtur që nuk jam pjesë e këtij kampionati

Befason Lushtaku: Jam i lumtur që nuk jam pjesë e këtij kampionati

Futbolli i Kosovës sivjet dukej të jetë në kulmin e tij.

Përfaqësuesja e Kosovës pati një rrugëtim fantastik në eliminatoret për Kampionatin Evropian, derisa arriti ta sigurojë edhe gjysmëfinalen për kualifikim.

Në anën tjetër edhe kampionati pati një ngritje. Investimet e mëdha të klubeve, prurjet e shumta nga jashtë, e bën garën tejet interesante dhe të luftuar ashpër. Madje si asnjëherë më parë nuk kishte kaq shumë konkurrentë për titull sa sivjet.

Por ja që për fat të keq fundi bëri që shumëkush të zhgënjehet dhe tashmë këtë garë ta cilësojë edhe garë cirku, kjo pasi dyshimet për kurdisje janë të mëdha.

Prokuroria deri tash ka hapur dy raste për kurdisje Llapi – Drenica dhe Trepça’89 – Llapi, derisa klubet kanë kërkuar të hetohen edhe disa ndeshje tjera si Flamurtari – Dukagjini, Llapi – Drita etj.

Trajneri i njohur Tahir Lushtaku është parë i zhgënjyer me gjendjen që po kalon futbollin ynë, ku sipas tij një garë aq joshëse të vije në një situatë që më askush mos të besojë në korrektësinë e saj, është për të ardhur keq.

“Ky kampionat që ende është duke u luajtur është e vërtetë që është cilësuar një ndër më interesantët dhe më cilësori nga të gjithë opinioni sportdashës, por unë mendoj që ky kampionat ndryshon 100% nga stinori vjeshtor më këtë pranveror. Pse e them këtë, sepse stinori vjeshtor ka qenë shumë më i mirë në të gjitha aspektet, është luajtur një futboll i bukur nga disa ekipe dhe ka pasur rivalitet të madh, sidomos nga ekipet që kanë pretenduar për kreun e tabelës dhe që kanë synim titullin dhe Evropën. Jemi dëshmitarë që shumë ndeshje janë vendosur në bazë të fatit sepse cilësia ka qenë e përafërt hiq dy tri ekipe”, ka thënë fillimisht Lushtaku për “Zeri.info”, duke folur më pas për ndryshimet e mëdha që ndodhën në pjesën e dytë të kampionatit.

“Tash në pranverë jo që është kampionati më i mërzitshëm, por edhe me shumë polemika e zhurma nga ma të ndryshmet, me akuza nga ekipet dhe individët për FFK-në, si dhe shumë trajnerë janë përfshi në akuza e dyshime në mes veti për gjoja kurdisje dhe marrëveshje. Unë me të vërtetë nuk e kisha dëshiruar një kësi kampionati asnjëherë të zhvillohet.

Për mendimin tim është dëmtuar imazhi jashtëzakonisht shumë nga të gjitha klubet, e sidomos kryesitë janë fajtore krysore ku nga një kampionat që është vlerësuar si më i miri dhe cilësori mbas lufte në vjeshtë, tash në pranverë cilësohet si një ndër kampionatet më të brishta dhe që është përfol për shumë të këqija dhe dyshime në të gjitha aspektet”, ka thënë ish trajneri i Drenicës i cili me të përfunduar stinori vjeshtor u largua nga klubi për arsye tashmë të ditura.

“Unë vet kam qenë pjesë e këtij kampionati me ekipin e Drenicës dhe jam i lumtur që kam qenë, sepse kemi zhvilluar një lojë të mirë e cilësore që është vlerësuar loja e Drenicës si një ndër ekipet që po bëjnë lojën më të bukur, por edhe rezultatet kanë qenë të kënaqshme me kushtet që i kemi pasur. Sot, jam edhe ma i lumtur që nuk jam pjesë e asnjë ekipi në pranverë dhe nuk kisha dashur asnjëherë të jam pjesëmarrës në kësi kampionati që të dëmtohet futbolli dhe imazhi i Kosovës.

Pra një prej arsyeve që kam dhënë dorëheqje ka qenë edhe kjo që unë nuk kam dashur të jam pjesë e së keqes për vet klubin tim Drenicën dhe në përgjithësi futbollin në Kosovë që të dëmtohet në çfarëdo aspekti”, ka përfunduar Tahir Lushtaku.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Recent Comments