No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Ankand për Kumbullën: Lazio rrit ofertën, Interi “çmendet” krejt

Ankand për Kumbullën: Lazio rrit ofertën, Interi “çmendet” krejt

Marash Kumbulla është një çështje mes Interit dhe Lazios, ose më saktë ishte. Oferta e fundit e zikaltërve do e bëjë klubin kryeqytetas të dorëzohet, me shumë mundësi. Të hënën, Claudio Lotito është takuar me presidentin e Hellas Verona, Setti, dhe i ka bërë ofertën e re.

Oferta e parë, 20 milion euro plus kartonin e Andre Anderson, është rritur me dy milionë të tjera, duke e nxjerrë Lazion nga vetja. Klubi italian nuk është nga ato që shpenzojnë shumë, por Kumbulla po i detyron ata të bëhen pjesë e një ankandi që me shumë mundësi do të nxjerrë fitues Interin.

“Corriere dello Sport” raporton se Marotta ka bërë një ofertë më të mirë, në çdo aspekt. 30 milion euro në arkat e Hellas Verona, kartoni i Eddy Salcedo, sulmuesi 18-vjeçar që aktualisht është i huazuar në ekipin ku luan Marash Kumbulla, dhe një lojtar tjetër. Sikurse kuptohet, Interi është një hap përpara…

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Recent Comments