No menu items!
Ballina SPORTE TJERA NBA jep lajmin e mirë para rinisjes

NBA jep lajmin e mirë para rinisjes

Përmes një komunikate për mediat të publikuar sot, NBA bën me dije se që prej 13 korrikut, kur të gjitha ekipet kanë mbërritur në Orlando, asnjë lojtar që ndodhet i grumbulluar nuk ka dalë pozitiv me Covid-19.

“Kemi testuar 346 basketbollistët që kanë ardhur në kampus, në Orlando (Florida). Konfirmojmë se që nga rastet e fundit të konfirmuara me Covid-19, më 13 korrik, asnjë lojtar tjetër nuk ka dalë më pozitiv me koronavirus”, thuhet në komunikatë.

Pra, prej 8 ditësh nuk ka më asnjë basketbollist pozitiv me koronavirus. Një lajm i mirë që vjen 24 orë para se të luhen ndeshjet e para miqësore, ndërkohë që kampionati do të rinisë më 30 korrik.

“Testimet do të vijojnë dhe në rast se një lojtar që ndodhet në kampus do të dalë pozitiv, atëherë ai do të izolohet dhe do të zbatohet protokolli i sigurisë që është miratuar nga NBA”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, skuadra e Milwaukee Bucks konfirmon se basketbollisti Pat Connaughton ka dalë pozitiv me Covid-19. Lojtari nuk ndodhet i grumbulluar me ekipin në Orlando, por është në shtëpinë e tij. Ky është rasti i dytë me koronavirus te skuadra e Bucks, pas atij të Eric Bledsoe.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments