No menu items!
Ballina KRYESORE Munishi “godet” Dritën pas fitores ndaj Drenicës: Burri vdes kur s’turpërohet nga...

Munishi “godet” Dritën pas fitores ndaj Drenicës: Burri vdes kur s’turpërohet nga asgjë!

Drita ka bërë hapin e radhës drejt titullit kampion, duke e fituar një ndeshje të çuditshme ndaj Drenicës, e cila u paraqit me dy fytyra sot.

Kuqezinjtë dhanë gjithçka dhe rezistuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u “shthurën” duke iu mundësuar vendësve një fitore të lehtë, përcjellë olle.

Pak minuta para përfundimit të ndeshjes, trajneri Ismet Munishi ka bërë një postim “të thellë” në Facebook.

I njohur për akuzat ndaj Dritës, për siç thotë ai, “ndeshjet miqësore”, Munishi ka publikuar një thënie që duket se iu drejtohet pikërisht bardhekaltërve.

“Burri nuk vdes kur jep shpirtë. Burri vdes kur fillon të mos turpërohet nga asgjë”, shkroi Munishi.

Skuadra e tij viziton nesër Gjilanin për t’u takuar me ekipin bardhekuq të këtij qyteti, ku një barazim eventual shpallë Dritën kampione, derisa fitorja e vendësve apo mysafirëve, dërgon përcaktimin e fatit të kampionatit në xhiron e fundit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi që çaji të pihet më shumë!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se është i lumtur që 99% të llapjanëve e mbështetin.

“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e...

Muharrem Sahitit komenton postin e ri në Federatën e Futbollit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nga muaji mars nis një mision të qartë, atë të kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Recent Comments