No menu items!
Ballina KRYESORE Shillova: Shkojmë për pikë në Gjilan

Shillova: Shkojmë për pikë në Gjilan

Kampionatit kosovar të futbollit i kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të saj, por që çështja e kampionit dhe skuadrës së fundit që do bie nga liga, ende nuk është zgjedhur.

Kurse, xhiro e parafundit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet nesër dhe pasnesër.

Drita – Drenica, do të hap këtë xhiro, me duelin që zhvillohet të martën nga ora 17:00, takim ky që i është besuar gjyqtarëve, Selim Isufi me ndihmësit: Preniqi, Mehmeti, Zasella, Shala e Ejupi, shkruan Gazeta OLLE.

Sulmuesi i Drenicës, Alban Shillova ka thënë se i pret një ndeshje e vështirë por që shkojnë për rezultat pozitiv.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, shkojmë për të mos humbur”, tha fillimisht Shillova.

“Në këtë rast Drenicës nuk i intereson kush përfundon në pozitën e parë apo të dytë, por na duhen pikët për të siguruar mbijetesën”.

“Gjithsesi, kjo ndeshje i ka tre rezultatet e mundshme, por duhet ditur se Drita ka presionin”, përfundoj Shillova.

Sulmuesi nga Prishtina, deri më tani ka shënuar 11 gola në elitën e futbollit kosovar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments