No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SHGSK i reagon Tahir Batatinës

SHGSK i reagon Tahir Batatinës

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka reaguar ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina pas prononcimit të tij dje në emisonin ‘Sport Show’.

Batatina i është drejtuar gazetarëve me fjalët: “Nëse të dhemb ty për Agim Ademin, atëherë merre çoe te shtëpia”.

ShGSK në reagimin e tyre, bën thirrje për përmbajtje ndaj gjuhës ofenduese ndaj komunitetit sportiv.

Më poshtë reagimi i plotë i ShGSK:

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, reagon ndaj opinionit ofendues të trajnerit të KF Llapit Tahir Batatina, drejtuar gazetarëve të Klan Kosovës, Emanuel Syla dhe Maki Bajramit, në emisionin Sports Show të datës 19 korrik 2020.
Si bord i SHGSK-së, konsiderojmë se ofendimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë, ku preket identiteti dhe të drejtat e tyre.
Andaj, kërkojmë nga trajneri në fjalë por edhe të gjithë komuniteti sportiv që të përmbahen nga gjuha ofenduese. Gazetarët janë ata të cilët edhe në kushte të rënda pandemie, po mundohen ta kryejnë punën e tyre profesionale. Ne nuk mbajmë anën e askujt në relacionet e interesit, as të klubeve e as të Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë rast.
Sikurse klubet, poashtu edhe gazetarët duhet të kenë të drejtat të kryejnë punën e tyre, duke iu përmbajtur gjithnjë kodit etik dhe profesional gazetaresk.

Me nderime,
Bordi i SHGSK-së
20.07.2020, Prishtinë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Beni Simitçiu: Futsalli kosovar ka të ardhme premtuese

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës dhe trajneri i një prej skuadrave më të mëdha të futsallit në Çeki, Sparta, Beni Simitçiu, është intervistuar...

Trajneri që shpalli Prishtinën kampion tregon momentin më të vështirë në kampionat

Trajneri që shpalli Prishtinën kampione të Kosovës në futboll pas tetë vjetësh, Zekirija Ramadani, e vlerëson këtë titull si njërin ndër më...

Grumbullimi i parë i Kosovës A te femrat

Sot (e hënë) pasdite është bërë grumbullimi i parë i Kosovës A në konkurrencën e femrave. Takimi ishte më shumë informativ dhe...

Partizani madhështor thyen Teutën në Durrës, Mazrekaj hesht Tiranën

Është mbyllur java e 34-të në Superioren e Shqipërisë. Ndeshja kryesore është zhvilluar në “Niko Dovana”, aty ku Partizani...

Recent Comments