No menu items!
Ballina SUPERLIGA Daku ndjen presionin e gabimit me Prishtinën, presidenti Kabashi i jep përkrahje:...

Daku ndjen presionin e gabimit me Prishtinën, presidenti Kabashi i jep përkrahje: Forca luan!

Presioni i barazimit të Ballkanit me Prishtinën është vendosur mbi shpatullat e Mirlind Dakut, i cili devijoi topin e goditur nga Arbër Potoku, i cili po futej në rrjetë, për ta bërë atë të pavlefshëm.

Edhe pse në pamjet televizive dukej që topi kishte kaluar vijën, asistenti e anuloi golin pasi që gjilanasi ishte në pozitë jashtë loje.

Mbështetje sulmuesit i ka dhënë kryetari i klubit, Arsim Kabashi.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka mbështetur Dakun para dy ndeshjeve finale të kampionatit.

“Krenar me super Dakun. Forca luan”, ka shkruar Kabashi në postimin e tij.

Ndryshe, Daku nuk i ka përmbushur pritshmëritë pas transferimit te Ballkani në janar.

Gjithsesi, ai i ka para vetes dy finalet kampionale ndaj Gjilanit dhe Dritës, për ta “ndritur” aventurën në Suharekë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments