No menu items!
Ballina KRYESORE Zeka i ‘89-shit: Ata që po flasin, le ta shikojnë si ka...

Zeka i ‘89-shit: Ata që po flasin, le ta shikojnë si ka përfunduar ndeshja Flamurtari – Dukagjini!

Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, ka konfirmuar fillimin e hetimeve për kurdisjen e ndeshjes Trepça‘89 – Llapi. Alaj ka theksuar në RTK që janë në koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe po e hetojnë këtë ndeshje. “Ka pasur elemente që e bëjnë të dyshimtë këtë ndeshje dhe ne jemi duke e hetuar”, deklaroi Alaj. “Përpos këtij takimi, janë të dyshimta edhe disa ndeshje tjera”, shtoi ai, transmeton Olle. Ndryshe, për takimin në fjalë ka pasur shumë reagime nga opinioni sportiv në vend.
Në fakt, rezultati 5:4 dhe reagimet teatrale të lojtarëve në fushë, s’lënë hapësirë të mendosh ndryshe.
Megjithatë, kryetari i Trepçës’89, Abedin Zeka, ka garantuar në pastërtinë e ndeshjes. “E kisha lutur prokurorinë dhe gjithë sportistët që të fillojnë hetimet ndaj kësaj ndeshje por edhe gjitha ndeshjeve tjera. Unë tash po e kuptoj që Trepça’89 po i pengojka dikujt me qenë në Superligë. Trepça’89 nuk po bojka me fitu dhe po dashka vetëm me hup. Ne humbëm pikë me Vushtrrinë e Dukagjinit dhe ata njerëz që po shkruajnë nëpër Facebooka dihet kush janë”, ka thënë Zeka, për të shtuar: “Le të kthehen vetëm një javë më herët dhe ta shikojnë si ka përfunduar ndeshja Flamurtari – Dukagjini. Ai djali që ka shkruar është dashur të shkruaj edhe për atë ndeshje. Unë ju them se nëse ka diçka të vërtetë, jo vetëm 8 vite por 80 vite do të shkojë në burg”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ja kush janë 10 futbollistët më të shtrenjtë në botë

“KPMG Football Benchmark” ka përpiluar listën e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në botë, duke përjashtuar sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund, Haaland, çmimi i...

Telashe të mëdha për Boateng; po hetohet se dhunoi ish-të dashurën, e cila u vetëvra më pas

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria Publike e Mynihut për plagosje të Kasia Lenhardt, ish-të dashurës së tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë...

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

Recent Comments