No menu items!
Ballina KRYESORE Leci: Nuk jam më pjesë e Dritës

Leci: Nuk jam më pjesë e Dritës

Lirdon Leci nuk është më pjesë e Dritës. Leci këtë e ka konfirmuar në emisionin “Sporti në KTV” se më nuk është pjesë e ish kampionit të Kosovës. Leci ka akuzuar rëndë trajnerin Ardian Nuhiu dhe drejtorin e klubit, Valon Zymberin se kanë krijuar aleancë mes vete dhe se janë duke e shkatërruar skuadrën. Leci ka ironizuar me drejtorin sportiv Zymberi, duke thënë se ai po bën veprime si të ishte Igli Tare (drejtor sportiv në Lazio).“Në fillim ka qenë një Valon Zymber tjetër, me këmbë në tokë, që vinte nga HIB Petroli e volejbolli, ndërsa tani sillet si Igli Tare. Ai më tha që ka gisht në vendimin për suspendimin tim”, deklaroi Leci, transmeton Insporti.
“Nuk jam më pjesë e Dritës. Trajneri Nuhiu dhe drejtori Zymberi, kanë krijuar aleancë mes vete. Nuk mundet një ish vollejbollist të më tregojë mua për futboll. Nuhiu bën çfarë të do, për një goditje të topit në stërvitje, dënimi është 200 euro. Unë jam shumë i revoltuar me dy persona, Nuhiun dhe Zymberin. Ne e kemi rritur Zymberin, ne futbollistët e kemi sjellë në këtë pozitë. Presidenti nuk e di situatën time, më vjen keq shumë për këtë situatë, presidenti informohet nga Zymberi dhe Nuhiu, çfarë të dëshirojnë. Drita do më mbetet një peng i madh pasi po largohem në këtë mënyrë”, ka deklaruar Leci. “Një ditë para ndeshjes me Llapin, pesë minuta para fundit të stërvitjes, më ka larguar nga formacioni i ndeshjes, për të futur Ilirin (Blakçorin). Para ndeshjes në Podujevë, më tha që s’do luaj as ndaj Llapit as ndaj Feronikelit. Unë i kam thënë dua të luaj, ai më tha jo, atëherë unë u largova nga ekipi. Shkova në zhveshtore, ua kumtova lajmin shokëve që jam larguar”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments