No menu items!
Ballina KRYESORE Kelmendi: Po i verifikojmë informatat, me ndeshjen Trepça’89 – Llapi po merret...

Kelmendi: Po i verifikojmë informatat, me ndeshjen Trepça’89 – Llapi po merret Prokuroria e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Kryetari i Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, Besim Kelmendi ka folur rreth zërave për kurdisjen e ndeshjes së javës së 31-të të Ipko Superligës, Trepça’89 – Llapi (5:4). Ai ka thënë se ky këshill është duke i mbledhur të gjitha informatat, jo vetëm nga kjo ndeshje por edhe nga të gjitha ndeshjet e tjera.
“Ne jemi në përcjellje të çdo ndeshje. Këshilli që e kryesoj është duke e përcjellë secilën ndeshje dhe po mbledh çdo informacion që vjen për kurdisje apo sjellje tjetër që është në kundërshtim me ligjin. Të gjitha këto pastaj i përcjellim tek prokurorët kompetent, më saktësisht tek Prokuroria e Gjykatës Themelore në Mitrovicë sa i përket këtij rasti”, ka thënë prokurori Besim Kelmendi për Klan Kosova, transmeton Futbolli.info.
Ai ka thënë se ende nuk ka hetim, por procesi është në verifikim të informatave. “Njëherë jemi në proces të mbledhjes dhe verifikimit të informatave. Nëse ato i plotësojnë kriteret për procedurë parapenale dhe nëse nga këto hetime del se dikush ka kryer vepër penale dhe ka kurdisur ndeshje mund të ketë arrestime dhe intervistime. Dënimet për kurdisje janë shumë serioze. Nëse përfitimi nga kurdisja është më e vogël se 5 mijë euro dënimi është me gjobë dhe 3 vite burg, por nëse përfitimet e njerëzve që trukojnë ndeshjen janë mbi 5 mijë deri 15 mijë euro dënimi është me gjobë dhe deri në 8 vite burg, derisa nëse përfitimet janë mbi 15 mijë euro dënimi është me gjobë dhe deri në 10 vite burg”, është shprehur Kelmendi.
Ai ka bërë të ditur se edhe vitin e kaluar ka pasur një ndeshje që është hetuar nga Prokuroria e Mitrovicës dhe shumë shpejt pritet të vendosë gjykata për atë rast, teksa ka garantuar se prokuroria secilin rast do të bëjë çmos për të zbardhur dhe për t’i dënuar ata që bëjnë vepra penale me kurdisje të ndeshjeve dhe e prishin imazhin e futbollit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ferizaj në krizë të thellë, paralajmëron mundësinë e tërheqjes nga garat

Ferizaj është në gjendje shumë të vështirë financiare. Klubi i madh kosovar aktualisht ndodhet në Ligën e Parë, por është në një...

Agim Sopi i kundërpërgjigjet Abedin Zekës, sqaron situatën e Traores

Agim Sopi, trajneri shqiptar i klubit suedez, Osterlen FF, po akuzohet nga presidenti i Trepça 89, Abedin Zeka, se orkestori transferimin e...

Dy talente të futbollit llapjan në prova te Galatasaray

Kosova tash e sa kohë është dëshmuar si çerdhe e talenteve të futbollit dhe gjithnjë e më shumë futbollistët e rinj po...

Kryeziu para ndeshjes me Gjilanin: Arbëria nuk ka asgjë për humbur, udhëtojmë vetëm për fitore

Futbollisti i Arbërisë së Dobrajës, Almir Kryeziu e ka komentuar ndeshjen e radhës skuadrës së tij në Superligën e Kosovës. Në kuadër të javës së...

Recent Comments