No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR 50 milion për Benzema dhe akord me CR7, merkato e flaktë në...

50 milion për Benzema dhe akord me CR7, merkato e flaktë në Angli

Cristiano Ronaldo, edhe pse 35 vjeç, ende kërkohet në merkato. Sulmuesi i Juventusit mund të jetë afrimi i madh i Newcastle United dhe Don Balon në Spanjë raporton se portugezi ka një marrëveshje drejtuesit e rinj që pritet të marrin drejtimin e “Qymyrxhinjve”. Paratë nuk mungojnë, ndërkohë që raportohet se do nënshkruhet një kontratë e vlefshme për dy vite.

Ronaldo do të ketë mundësinë e rishikimit të së ardhmes së tij pas një viti, kur edhe mund të zgjedhë të provojë të luajë në MLS. Atje sulmuesi mendon të mbyllë karrierën. I njëjti burim raporton edhe për një tjetër lajm të bujshëm dhe bëhet fjalë për një sulmues që Ronaldo e njeh mirë.

Newcastle kërkon t’i ofrojë një sfidë të re francezit të Real Madrid, Karim Benzema. Klubi anglez e ka projektuar si sulmuesin kryesor të skuadrës dhe është gati të ofrojë 50 milion euro për shërbimet e goleadorit. Një shumë e konsiderueshme, kur bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili ndoshta ka nevojë për një sfidë të re pasi ka fituar çdo gjë me Realin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments