Java e 31-të e Superligës së Kosovës në futboll ashtu siç është pritur ka sjellë disa ndeshje të jashtëzakonshme dhe mjaft interesantel
Padyshim vëmendja ishte Gjilan aty ku u ballafaquan Drita e Gjilani e cila mbyllet me rezultat 0:2 për ta ndezur maksimalisht luftën për titull.
Sebino Plaku dhe Adenis Shala ishin shënuesit te Gjilani në këtë fitore.
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani për “Super Sport Kosova” tha se ishte fitore e merituar.
“Fitore që na rrit moralin por edhe na fron drejt objektivit tonë. Mendojë që fitorja është e merituar sepse bëmë maksimumin, në pjesën e parë e studiuam kundërshtarin dhe ne pjesën e dytë e bëmë lojën tonë duke shënuar. Unë e kam thënë edhe më parë, fitorja në derbi është për tifozët”, ka thënë Gentjan Mezani.
Me fitoren ndaj Dritës, Gjilani tashmë afrohet edhe më shumë me kreun e tabelës.