Nxitimi i fundit, me ëndrrën e titullit në sfond. Pas momenteve të vështira me Bologna dhe Verona, ka lajmë të mira për zikaltrit. Trajneri Antonio Conte “përqafon” sërish Nicolò Barella, që më në fund është riaftësuar.
Ish-mesfushori i Cagliari kishte pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Interit i është dashur të bëjë pa të në katër ndeshjet e fundit. Për transfertën kundër Romës, lojtari i datëlindjes 1997 do të jetë i disponueshëm.
Ndërkohë, situata e Romelu Lukaku, i cili ka mbetur jashtë dy ndeshjeve të fundit, do të duhet të vlerësohet. Conte shpreson që ta ketë në dispozicion sulmuesin belg. Në “Olimpico” është sprova e fundit për titullin. Kuptohet, me shpresën se Juventusi do të vijojë me hapa të tjerë falsë, sin ë tri ndeshjet e fundit, kur nuk ka fituar dot.