Në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll, në pasditën e sotme do të zhvillohen gjashtë ndeshje tejet interesante.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro do të zhvillohen sot me orar të njejtë, saktësisht nga ora 17:00.
E gjithë vëmendja e futbolldashësve sot do të jetë në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita dhe Gjilani do të përballen mes vete në “Derbin e Anamoravës”.
Rivaliteti mes dy skuadrave në fjalë ka qenë gjithmonë i madh, por tani duket të jetë edhe më i madh për faktin se si Drita, ashtu edhe Gjilani po luftojnë për titullin e kampionit këtë edicion.
Nga ana tjetër, ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i FC Prishtinës.
Ballkani i Ismet Munishit gjithashtu po lufton për titullin e kampionit këtë edicion, derisa FC Prishtina është eliminuar nga gara pas humbjes nga Gjilani (2:1) dhe barazimit me Dritën (1:1).
Në pjesën e poshtme të tabelës, Trepça’89 do ta luajë një ndeshje vendimtare kundër Llapit, ku vetëm fitorja e shpëton nga rënie prej elitës, derisa Flamurtari do të ketë punë me Feronikelin në kryeqytet.
Drenica e pret Vushtrrinë në Skënderaj, kurse, Ferizaj do të luajë përballë Dukagjinit në “derbin e skuadrave të dorëzuara për mbijetesë”.
IPKO SUPERLIGA – JAVA 31
17:00 DRITA – GJILANI
17:00 BALLKANI – PRISHTINA
17:00 FLAMURTARI – FERONIKELI
17:00 TREPÇA 89 – LLAPI
17:00 FERIZAJ – DUKAGJINI
17:00 DRENICA – VUSHTRRIA