Prishtina ka marrë një barazim ndaj Ballkanit, barazim ky që nuk i kryen aq punë pasi tashmë është jashtë garës për titullin e kamponit.
Gjithsesi, skuadra bardhekaltër u angazhua maksimalisht për fitore, derisa ky barazim mund ta penalizojë Ballkanin në luftë për titull, edhe pse me këtë pikë vetëm sa është afruar te kreu pas dështimit të Dritës.
Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, beson se skuadra e tij ka mundur të fitojë sot.
“Ishte ndeshje shumë e bukur, kishte mjaft raste e gola. Mirëpo, nëse do të ishim më të qetë para portës, do të dilnim fitues nga kjo ndeshje sepse e patë që kishim edhe raste për ta fituar ndeshjen”, tha Dallku në intervistën e dhënë për “Super Sport Kosova” pas ndeshjes.
“E kemi parë edhe që është thënë se ne do të vijmë këtu vetëm sa për ta kaluar radhën, por, ne në asnjë mënyrë nuk e kemi bërë një gjë të tillë. Luajtëm futboll, kështu që i përgëzoj djemtë për angazhim, përkundër që përfundoi barazim. Ndoshta me pak fat do ta fitonim edhe ndeshjen”.
Megjithatë do të jetë tejet e vështirë për klubin kryeqytetas për ta arritur Evropën përmes kampionatit, pasi që ka mbetur pesë pikë larg pozitës së dytë kur kanë mbetur edhe dy javë deri në mbylljen e kampionatit.