No menu items!
Ballina KRYESORE Ish-futbollisti i Superligës akuzon Llapin e Trepçën'89 për kurdisje!

Ish-futbollisti i Superligës akuzon Llapin e Trepçën’89 për kurdisje!

Ish-futbollisti kosovar, Fidan Hasani, ka ngritur dyshimet se ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Llapit ishte e kurdisur, shkaku i rrjedhës së ndeshjes të zhvilluar në stadiumin “Riza Lusha” në Mitrovicë.

Xhiroja e 31-të e Superligës së Kosovës mori vëmendje të madhe nga tifozët e futbollit shkaku i dy derbive Drita – Gjilani dhe Ballkani – Prishtina. Megjtihatë, pas përfundimit të ndeshjes është komentuar mjaft shumë përballja mes Trepçës ’89 dhe Llapit.

Ndeshjen e fitoi Trepça ’89 me rezultat 5:4, ndërsa rezultati u përmbys në kohën shtesë të ndeshjes, që shkoi deri në dhjetë minuta lojë.

Kjo ka bërë që të ngrihen akuza për kurdisje të ndeshjes, pasi që Llapi ndodhet jashtë rrezikut për rënie nga liga, ndërsa Trepçës ’89 i duhej fitorja për të mbijetuar në Superligë.

“Super ndeshja qe as DigitAlb nuk e dha direkt Trepça ’89 – Llapi që u luajt 100 minuta. Miqësore, vëllazërorë, që u kthy në hendboll, po u luajtën 100 minuta e në fund u kry 5:4”, ka shkruar Hasani.

“Por kujdes, ndeshja deri në minutën e 90-të ishte 4-3 për Llapi. 10 minuta shtesë, dy gola dhe fitore për Trepçen 89 Golat minutat 92 dhe 98”.

“Ai pretendenti për kryetar të FFK-së keq e ka leshu bajrakun sot. Keq se krejt Kosova e din cka din ti me ba në këso lojë…!! A keni ftyr me fol maa marreee !!!!!”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments