No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Policia del me komunikatë për derbin Drita - Gjilani

Policia del me komunikatë për derbin Drita – Gjilani

Nesër në Superligën e Kosovës na pret derbi i ‘zjarrtë’, Drita – Gjilani.

Për këtë ndeshje, Policia e Kosovës ka dal me një komunikatë.

PK bën thirrje që tifozët mos t’ia mësyjnë stadiumit të qytetit pasi nuk do të lejohentë hyjnë në stadium, por edhe në ndërtesat tjera të larta afër tij.

Komunikata e plotë:

Derbi lokal në mes të ekipeve të futbollit në mes Dritës dhe Gjilanit, ndeshje e cila do të zhvillohet të shtunën me 18 korrik 2020 duke filluar nga ora 17:00, ka zgjuar interesim të shumë dashamirëve të futbollit jo vetëm në Gjilan por edhe më gjerë.

Momentumi nëpër të cilin po kalojmë një kënaqësi të tillë shumë dashamirëve të futbollit na e ka pamundësuar për shkak të pandemisë COVID-19, fatkeqësisht janë shënuar rritje të të infektuarve .

Policia e Kosovës nga Drejtoria e Rajoni te Gjilanit, porosit veçantë tifozët si “Intelektualët” dhe “Skifterët”, dhe shumë dashamir të futbollit të ndeshjes Drita-Gjilani se kjo ndeshje nuk lejohet të përcillet.

Jemi në një situatë jo të volitshme me rastin e pandemisë COVID-19, për derbin i cili do të zhvillohet të shtunën në mes Dritës e Gjilanit jemi të vetëdijshëm se ka një interesim të veçantë nga shumë dashamirë të futbollit. Ne si institucion kemi marrë vendim për të gjithë tifozët që ja mësyn stadiumit se ata do të thehen mbrapa, nuk do të lejohet as një tifoz të hyjë në fushë as rreth stadiumit por as nga katet e objekteve te larta për rreth stadiumit që të përcillet ndeshja.

Po ashtu nuk do të ketë defilim të tifozëve rrugëve të Gjilanit pasi që jemi në një situatë pandemike. Të gjitha këto veprime ndërrmirret duke i respektuar Vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Institutit të Shëndetësisë së Kosovës. Qëllimi i vetëm është preventivë për të mirën e qytetarëve. Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj për të mirën e qytetarëve të vet.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments