Java e 31-të e elitës së futbollit kosovar mund të përcaktojë gjithçka sa i përket fatit të këtij edicioni.
Padyshim, vëmendja është në Gjilan aty ku zhvillohet derbi i madh shqiptar ndërmjet Dritës e Gjilanit, dy skuadra këto nga Anamorava që po e kërkojnë titullin e kampionit.
Një fitore e Ditës pothuaj do të sqaronte gjithçka, ndërsa çdo rezultat tjetër vetëm sa do ta ndezë në maksimum garën.
Trajneri gjilanas, Bekim Isufi në një bisedë ka folur për këtë takim derisa për një nuancë ka favorizuar skuadrën e Dritës.
“Ndeshje e cila pas shumë viteve i ballafaqon dy skuadrat që kanë ambicie të njëjta”, ka thënë fillimisht Isufi, duke folur më pas për shanset e dyja skuadrave.
”Shoh përparësi te Drita për shkak përvojës dhe derbive të luajtur të lojtarëve, por edhe Gjilani në këto dy ndeshjet e fundit tregoi pjekuri. Në këtë ndeshje barazimi nuk do i konvenon Gjilanit ndërsa për Drita prapë do të mbetet aty në vendin e parë”, ka thënë Isufi për “Zeri” i cili e sheh si ndeshje përcaktuese.
”Ndoshta mund të jetë përcaktuese për Dritën për kampionat. Në anën tjetër për Gjilanin fitorja i jep shpresë dhe i rrit ëndrrat për kampion, ndeshje për ndeshje”, ka përfunduar Bekim Isufi