Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot yllin e Kosovës, Edon Zhegrova që po qëndron në Kosovë për pushime.
Dumoshi ka shkruar se Zhegrovën e njeh qysh moti, shkruan Gazeta olle.
“Sot, takova futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili luan në Zvicër.
Edonin e njoh që kur ishte fëmij, prej atëherë vërehej dukshëm talenti i madh i tij në futboll”, ka shkruar Dumoshi në llogarnë e saj.
Kurse, për këtë takim ka reaguar edhe anësori Zhegrova.
“Kënaqësi takimi me Ministren Znj. Dumoshi, në këto ditë pandemie. Uroj popullin tim për shëndet të kaloj sa më shpejt kjo situatë, dhe ju premtoj qe do te kthehen djemtë e Kosovës në fushë më të fuqishëm se kurrë, së bashku me tifozët Dardanët. Ju dua. Unë Biri yt Kosovë”, ka shkruar Zhegrova në llogarinë e tij zyrtare në ‘Instagram’.