No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Trepça ’89 ekipi më i favorizuar, Ferizaj më i dëmtuari për penallti!

Trepça ’89 ekipi më i favorizuar, Ferizaj më i dëmtuari për penallti!

Kampionati elitar në futbollin kosovar është futur në ‘finalet’ e fundit, derisa kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar deri në uljen e siparit të edicionit 2019/20, raporton Gazetasheshi.com.

Episoda të shumta e kanë përcjellë këtë sezonë, duke nisur nga javët e para me akuzat e klubeve për ndarjen e drejtësisë, në ndalesën dhe vazhdimin e kampionatit për shkak të pandemisë dhe deri te akuzat për ‘miqësore’.

Gjithsesi ‘këmishzinjtë’ kanë qenë edhe njëherë në cak të klubeve dhe jo rallë herë emrat e tyre janë apostrofuar nga vetë klubet dhe zyrtarët e tyre për ndarjen e drejtësisë, madje nuk janë kursyer as ata që kanë stemën e FIFA-s.

Deklarata e trajnerit të Prishtinës, Armend Dallku, bëri bujë në mediat kosovare, pasi që deklaroi se ndaj ekipit të Dritës nuk është akorduar asnjë penalti kundër në dy edicionet e fundit. Madje, ai theksoi se penaltia e Florent Hasanit, i cili tani luan në Hungari, ishte e fundit që ishte akorduar në favor të ‘bardhekaltërve’.

“Mesa di unë, ndaj Dritës nuk janë dhënë penallti në 2-3 vitet e fundit, dhe sa më kanë thënë, ishte Florent Hasani që iu ka shënuar nga 11 metra e i cili luan tashmë në Hungari”, kishte deklaruar Dallku pas ndeshjes së fundjavës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës të zhvilluar në “Fadil Vokrri” (1-1).

Në fakt gjërat nuk qëndrojnë ashtu, pasi që një penalti ndaj Dritës është akorduar këtë edicion. Në kuadër të xhiros së tetë ishte akorduar një penalti në favor të Vushtrrisë në ndeshjene e zhvilluar në Gjilan, teksa Matheus De Paul qëlloi në portën e Darko Tofiloskit. Ajo ndeshje ishte mbyllur me rezultat 5-1 në favor të ‘bardhekaltërve’ nga Gjilani.

PENALTITË “PRO”

Por, kaq ishte sa i përket penaltive të akorduar kundër Dritës këtë edicion, teksa në favor të dy herë kampionëve të vendit janë akorduar gjithsej gjashtë penalti, pesë prej të cilave kanë gjetur fundin e rrjetës.

Më shumë penalti se Drita këtë edicion ka ekzekutuar Trepça ’89 dhe Ballkani. Klubi mitrovicas ka fituar hiç më pak se tetë penalti këtë edicion dhe të gjitha janë konvertuar në gol. Ndërkohë, suharekasit kanë fituar shtatë penalti këtë edicion, teksa gjashtë prej tyre janë realizuar, shkrun Gazetasheshi.com.

Numër të madh penaltish ka fituar edhe Gjilani, gjithsej gjashtë. ‘Kuqbeardhët’ kanë dështuar në vetëm dy prej tyre.

Drenica ka fituar pesë penalti, ndërkohë nga katër kanë fituar Feronikeli, Prishtina, Flamurtari, Vushtrria e Ferizaj.

Futbollistët e Llapit janë gjendur vetëm tri herë përballë 11-metërshit, ndërkohë Dukagjini mbetet ekipi që ka ekzekutuar më së paku penalti (2).

Penaltitë në favor të skuadrave përgjatë 30 xhirove të edicionit 2019/20

PENALTITË “KUNDËR”

Ferizaj mbetet ekipi më i gjobitur nga gjyqtarët, teksa janë akorduar gjithsej nëntë penalti ndaj tyre.

Rekord të zi mbajnë edhe “Hithat” sa i përket penaltive të shkaktuara. Në shtatë ndeshje ata janë ndëshkuar të paktën me nga një penalti.

Numër të njejtë penaltish kanë shkaktuar edhe futbollistët e Trepçës ’89 (Gjithsej 7), publikon Gazetasheshi.com.

Gjashtë penalti janë akorduar kundër Vushtrrisë, ndërkohë me nga pesë 11-të metërsha janë penalizuar Feronikeli dhe Flamurtari.

Ballkani, Drenica dhe Llapi kanë shkaktuar nga katër penalti, Gjilani është reduktuar në vetëm tri, ndërkohë Prishtina me dy dhe Drita me vetëm një, janë klubet që kanë shkaktuar më së paku penalti.

Penaltitë kundër skuadrave përgjatë 30 xhirove të edicionit 2019/20

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi që çaji të pihet më shumë!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se është i lumtur që 99% të llapjanëve e mbështetin.

“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e...

Muharrem Sahitit komenton postin e ri në Federatën e Futbollit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nga muaji mars nis një mision të qartë, atë të kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Recent Comments