No menu items!
Ballina SPORTE TJERA Koronavirusi bën që klubet kosovare të mos e shfrytëzojnë të drejtën e...

Koronavirusi bën që klubet kosovare të mos e shfrytëzojnë të drejtën e garimit në Evropë

Tetë skuadra kosovare të hendbollit e kishin të drejtën e garimit në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm, 2020\2021. Por vetëm pesë prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. Madje kampionët nuk kanë shfrytëzuar të drejtën e garimit në nivelin e dytë evropian, por kanë vendosur për nivelin e tretë.

Federata e Hendbollit të Kosovës të enjten ka njoftuar se kampionia, Besa Famgas dhe nënkampionia, Prishtina, do të garojnë në Kupën Evropiane, që në bazë të ndarjes së re, është niveli i tretë, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane.

Besa e kishte të drejtën e garimit në Ligën Evropiane, por vendosi për Kupën Evropiane.

Te hendbollistet, kampioni Ferizaj, fituesja e Kupës, Vushtrria dhe Istogu (finalist në të dy garat), do të garojnë në Kupën Evropiane. Për të limituar investimet, Ferizaj si kampion nuk shfrytëzoi të drejtën e garimit në Ligën Evropiane.

Ndërkohë Trepça dhe Kastrioti te meshkujt, si dhe Prishtina te femrat, nuk e shfrytëzuan të drejtën e garimit në Evropë, që u ka takuar në bazë të rezultatit në gara.

“Për shkak të situatës së krijuar pas shfaqjes së COVID-19, Federata Evropiane e Hendbollit ka miratuar kërkesën e federatës sonë që Besa e Ferizaj të garojnë në Kupën Evropiane. FHK-ja i është drejtuar EHF-së me kërkesë të klubeve në fjalë”, thuhet në njoftim.

Në fakt kriza e krijuar nga shfaqja e koronavirusit, ka goditur rëndë sportin në nivel global. Sporti kosovar nuk bën përjashtim. Janë goditur, ndër të tjera, bizneset që kanë përkrahur sportin dhe kjo është reflektuar menjëherë.

Edhe në të kaluarën ka pasur skuadra që kanë hequr dorë nga garimi evropian, në hendboll dhe sporte tjera. Por këtë vit numri i këtyre skuadrave pritet të jetë dukshëm më i madh.

Të paktën Trepça ka pasur plane të garojë në Evropë, që janë prishur pas shfaqjes së pandemisë.

“Pasi e shpëtuam klubin nga rënia në kategorinë e dytë, riorganizimin e klubit e morën disa djemë të vullnetet të mirë, për ta stabilizuar klubin dhe eventualisht për të provuar për të dalë në gara evropiane. Çdo gjë ka shkuar sipas planit deri në shfaqjen e pandemisë COVID-19. Bartësit kryesorë financiarë, pra sponsorët e klubit, janë prekur drejtpërdrejtë nga kjo pandemi dhe kanë pësuar humbje shumë të mëdha. Si pasojë e kësaj nuk kemi pasur mundësi financiare që të paraqesim kërkesën për gara evropiane. Konsiderojmë se duhet të përfaqësojmë qytetin dhe federatën denjësisht dhe jo sa për pjesëmarrje”, ka thënë Bujar Istrefi, kryetar i KH Trepça.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Zidane: Nuk përfshihem në punët e gjyqtarëve!

Zinedine Zidane mbajti gjuhën, kur fliste për lojën e diskutueshme dhe, si gjithmonë, ndoqi politikën e tij për të mos folur për arbitrat. Polemikat për...

Batatina me propozim interesant për derbin gjilanas

Kryendeshja e javës së 24-t në Superligën e Kosovës në futboll sjell derbin gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit. Ndonëse objektivat i kanë të ndryshme, prapë...

Ramadani: Mentaliteti është ajo që ka ndryshuar Prishtinën

Prishtina është skuadra më në formë në stinorin pranveror në kuadër të elitës së futbollit kosovar. Skuadra kryeqytetase e ka nisur mbarë pranverën në futbollin...

Recent Comments