Paraqitja e mirë në ndeshjen Prishtina – Drita në kuadër të javës së 30-të ka bërë që gjyqtarit të ri dhe perspektiv Dardan Çaka t’i besohet edhe derbi më i madh në futbollin e Kosovës, Drita-Gjilani, që do të zhvillohet të shtunën në Gjilan. Kjo ndeshje është e rëndësisë së jashtëzakonshme për të dyja skuadrat, të cilat janë në garë për titull të kampionit kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në mbyllje të kampionatit. Ndërkohë, ndeshja tjetër interesante ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në Suharekë iu ka besuar Gramos Shalës. Do theksuar se FFK në tri javët e fundit ka vendosur që në çdo ndeshje të jenë nga gjashtë gjyqtarë. Pra, që nga kjo fundjavë në fushë do të jenë edhe gjyqtarët pranë portave. E gjithë kjo është bërë që gjyqtarët të kenë sa më pak gabime gjatë një ndeshjeje./Futbolli.info
Më poshtë zyrtarët e ndeshjeve të javës së 31-të
